Flash

Penallti, polemika, tituj të hequr: Inter-Juventus, sfida që ka bërë historinë e futbollit italian

Lapsi.al 16 January 2021
Penallti, polemika, tituj të hequr: Inter-Juventus, sfida që ka

Gianni Brera e ka pagëzuar "derbi i Italisë" dhe nëse termi vlerësues është rivaliteti mes dy skuadrave, nuk mund të mohohet se është një sugjerim i gjetur. Edhe sikur të kufizohej vetëm në sfidat e luajtura në San Siro, si ajo e radhës, Inter-Juventus mbart një seri kujtimesh, ndeshjesh të jashtëzakonshme, të bujshme që vetëm një libër i madh mund të përmbajë historinë e hollësishme të atyre më të rëndësishmeve.

E kufizojmë fushën që kur ekziston vetëm një grup (që pastaj do të quhej Serie A). Në 1933, në mes të pesëvjecarit juventin (1930-35), zikaltrit mundën bardhezinjtë me një rezultat spektakolar 3-2 në Arenën e Milanos, me firmat e famshme të Meazzas dhe Levrattos. Dy vjet më vonë, në 1935, Interi qendisi fundin e vërtetë të dominimit të Juventusit me një rezultat të pastër 4-0, me një tregolësh të të zakonshmit Meazza, edhe pse në fund të sezonit titulli shkoi në Bolonja. E njëjta histori përsëritet pas tre viteve të tjera me një 5-0 të rëndë, por me titullin përsëri në Emilia.

Bardhezinjtë patën mundësinë të merrnin revanshin pas luftës. Në vitin 1950 një 2-4 në San Siro, me dygolëshin e John Hansen dhe golat e Praest dhe Muccinellit, do të jetë prologu i një titulli të qepur përsëri në gjoksin e Juves. Në sezonet '52 -'53 dhe '53 -'54, titulli mori rrugën e Milanos zikaltër që ka një trajner, Foni, të prirur për përdorimin e asaj që quhet " catenaccio", një sistem mbrojtës që kundërshtohet nga shumica e shtypit kombëtar. Sidoqoftë, ky sistem nuk e ndaloi Interin të fitonte 6-0 ndaj rivalëve nga Torino në 1954. Në 1960, një rezultat i qartë 0-3, shënuar nga dygolëshi i Sivori dhe goli i Bonipertit, e bëri Juventus të buzëqeshte përsëri, aq sa, në fund të sezonit, kopsiti trengjyrëshin përsëri mbi gjoks.

Pastaj fillon epopea e Herreras e viteve '60 dhe ajo bardhezi e viteve '70, në të cilën miqtë u kthyen me pikë të plota nga Milano në më shumë se një rast. Në 8 maj 1977, për shembull, është një ndeshje kryesore për titullin e fituar ndaj Torinos me rekordin e pikëve dhe për një fije (përfundoi 0-2 për ekipin e drejtuar më pas nga Trapattoni). Pastaj vjen, për Juventus, mallkimi i 11 nëntorit. Në dy raste, në 1979 dhe 1984, humbi në San Siro me të njëjtin rezultat: një 4-0 me protagonist Altobellin, herën e parë, dhe Rummenigge pesë vjet më vonë. Kampionë absolutë si Platini dhe Baggio, ishin pastaj udhëheqës në dy fitore të bardhezinjve në Milano në sezonet '83 -'84 dhe '91 -'92.

Është koha të shkohet tek e famshmja '97 -'98 (ajo e faullit të Julianos ndaj Ronaldos). Në ndeshjen e parë, një super veprim i Fenomenit lejoi Djorkaeff t'i japë Interit tre pikët në San Siro. Në një vit tjetër të diskutueshëm, 2002 (ai i 5 majit), dy rivalët e zakonshëm luajnë për titullin. Ndeshja në "Meazza" përfundoi 2-2 me Juve në avantazh deri në shtesë, para një shpikje të jashtëzakonshme nga Seedorf që nga distanca mundi Buffon. Në vitin 2006, në një lojë të fituar nga miqtë, bie në sy goditja e dënimit e Del Pieros (e festuar me gjuhën jashtë). Arritje e padobishme pasi titulli do të revokohet për shkak të Calciopolit.

Dhe pikërisht nga ajo çështje, një rivalitet i fortë përkeqësohet. Pas një viti në B, Juve hoqi kënaqësinë për të fituar në San Siro në mars 2008 në mes të dominimit të plotë kombëtar, dhe dy vjet më vonë edhe ndërkombëtar, të zikaltërve të epokës Mancini-Mourinho. Dominimi bardhezi filloi nga sezoni 2011-12, me ardhjen e Contes në stol, dhe një nga momentet kur kuptohet që Juventusi i ri mund të fitojë përsëri është 1-2 në San Siro në fund të tetorit 2011, firmosur nga Vucinic dhe Marchisio. Që atëherë, Italia njohu rekordin e 9 titujve me radhë, njëra prej të cilave u fitua në 2018, falë 2-3 të San Siros kur, në minutat e fundit, autogoli i Skriniar dhe goli i Higuain lejuan që Allegri të mbajë distancën nga Napoli i Sarrit.

Dhe, për këtë të fundit, sfida e fundit e San Siros në rend kronologjik daton në 6 tetor 2019: një nga performancat e pakta për tu kujtuar nga Juventus i Sarri (1-2 me golat e Dybala dhe Higuain).

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI