Flash

Cherpin, i aksidentuar në Dakar, humbi jetën në avion: piloti francez po transportohej në Francë

Lapsi.al 16 January 2021
Cherpin, i aksidentuar në Dakar, humbi jetën në avion: piloti

Nuk ia ka dalë dot Pierre Cherpin, motoristi francez që kishte mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë gjatë etapës së shtatë të "Dakar" të dielën e kaluar. Biznesmeni dhe marinari 52-vjeçar ishte në pjesëmarrjen e tij të katërt në rally. Cherpin kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë dhe ishte mbajtur në një gjendje kome farmakologjike. Pas një transferimi fillestar nga Sakaka në Jeddah, u vendos për transferimin e tij në atdhe. Piloti francez humbi jetën pikërisht kur ishte në bordin e një fluturimi special për në Lille.

"Unë jam një pilot amator, nuk dua të fitoj, por të zbuloj peisazhe që ndryshe nuk do të kisha kurrë mundësinë t'i shihja. E gjitha kjo është emocionuese: të drejtoj motorin, të kënaq pasionin tim, të përpiqem të njoh veten plotësisht"- kishte thënë ai në një intervistë.

Motivimet dhe aspiratat e Cherpin nuk ishin shumë të ndryshme nga ato të shumicës së konkurrentëve të Dakar (praktikisht të gjithëve, përveç pilotëve zyrtarë dhe profesionistë). Ishin, në këtë mënyrë, nga më origjinalët e më pranë vetë shpirtit të rally, aventura më interesante dhe tradicionale, por që historia e të cilit për më shumë se dyzet vjet është e mbushur me humbje jete, veçanërisht mes motoçiklistëve. Cherpin kishte marrë pjesë në "Dakar" për herë të parë në 2009, vit në të cilin turneu ishte larguar nga Afrika për të vazhduar në Amerikën e Jugut. Piloti u kthye atje tre vjet më vonë dhe në të dy rastet kishte arritur finishin. Ndërkohë, pjesëmarrja e tretë, në 2015, përfundoi me një tërheqje për shkak të prishjes së motorit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI