Flash

Milan humbet pjesët e çmuara: Calhanoglu e Theo Hernandez pozitivë me Covid-19

Lapsi.al 17 January 2021
Milan humbet pjesët e çmuara: Calhanoglu e Theo Hernandez

Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Pioli. As koha për t'u gëzuar për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë në fushë në Cagliari që nga minuta e parë, sepse trajneri i kuqezinjve humb në një ditë të vetme Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez. Mesfushori turk dhe anësori francez kanë rezultuar pozitive me Covid-19 dhe janë futur menjëherë në karantinë nga klubi. Të gjithë tamponët e tjerë molekularë që u kryen në pjesën tjetër të ekipit kanë dalë negativë. Të hënën në mbrëmje në Sardenjë do të jetë përsëri një Milan me shumë mungesa, me Brahim Diaz që do të veprojë si zëvendësues në vend të Calha dhe Dalot që do të luajë si anësor i majtë.

Si Calhanoglu ashtu edhe Theo me siguri do të humbasin sfidën e Cagliarit dhe atë kundër Atalantas me shpresën se do të jenë në gjendje të të dalin negativë brenda dy javësh. Përveç tyre, edhe Rebic dhe Krunic janë ende duke luftuar me Covid.

KOMUNIKATA E MILAN

AC Milan bën të ditur se Hakan Çalhanoğlu dhe Theo Hernández rezultuan pozitivë në tamponin molekular të kryer dje mbi të gjithë ekipin, të cilët dolën negativë.

Janë informuar autoritetet shëndetësore kompetente, ndërsa dy lojtarët, asimptomatikë, janë vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi tjetër do të vazhdojnë të monitorohen nga afër në përputhje me protokollet aktuale.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI