Flash

Pirlo përplas stuhinë mbi lojtarët: "Nuk mund të bënim ndeshje më të keqe se kaq"

Lapsi.al 18 January 2021
Pirlo përplas stuhinë mbi lojtarët: "Nuk mund të

Andrea Pirlo nuk përdor lojëra fjalësh për të komentuar humbjen zhgënjyese në San Siro kundër Inter: "Gabuam sjelljen tonë që nga minutat e para - tha trajneri i Juventusit - Nëse nuk ke tërbim dhe vendosmëri për të fituar duelet, bëhet e vështirë. Ne as nuk e morëm mundimin të zbrisnim në fushë dhe ishim shumë pasivë. Arsyet? Kishim frikë nga loja sulmuese e Interit, menduam vetëm për fazën mbrojtëse dhe nuk e bëmë as shumë agresivisht. Është një humbje e keqe, që nuk e prisnim. Nuk mund të bënim një ndeshje më të keqe se kaq, por tani duhet të mendojmë për SuperKupën, një finale na pret të mërkurën. "

Pastaj analiza e tij u zhvendos në çështjet taktike: "Ne ishim shumë të ngadaltë në qarkullimin e topit dhe e bëmë atë pothuajse vetëm me mbrojtësit në vend të mesfushorëve. Në këtë mënyrë atyre iu desh pak kohë për t'u sistemuar dhe ne nuk mund t'i gjenim hapësirat mes linjave, loja u bë shumë e ngadaltë dhe e parashikueshme. Në nivelin mbrojtës e kishim përgatitur ndeshjen duke menduar për ndryshimet e lojës së Interit dhe inserimet e mesfushorëve të tyre, por nëse nuk ndjek lëvizjet e tyre bëhet e vështirë. Mar përgjegjësitë e mia, sepse nëse skuadra nuk bëri atë që kishim përgatitur, është edhe faji im. Ronaldo në të djathtë? Nuk ishte një zgjidhje e provuar, ai gjithmonë kërkon pozicionin më të mirë dhe u përpoq ta bënte atë nga ana e Bastoni ".

Pavarësisht natës së keqe, trajneri breshian nuk dëshiron të flasë për ridimensionim: "Ambiciet mbesin të njëjtat, është një hap fals kundër një ekipi të madh. Është mëkat sepse duhej të vazhdonim një seri pozitive, jemi Juventus dhe nuk duhet të na kishte ndodhur, ishin shumë në mëshirë të veprimeve të tyre dhe pak të vëmendshëm ndaj tonave".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI