Flash

Shkrumbohet muzeu i motorëve e makinave epokale: miliona euro të djegura në Tirol

Lapsi.al 18 January 2021
Shkrumbohet muzeu i motorëve e makinave epokale: miliona euro të

Natën e kaluar, një zjarr që shpërtheu në Top Mountain Crosspoint në Hochgurgl (Tirol) shkatërroi 230 motoçikletave epokale dhe rreth njëqind makina historike të ekspozuara në muzeun me të njëjtin emër, përuruar në vitin 2016 me dëshirën e vëllezërve Alban dhe Attila Scheiber. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, të cilët nxituan në vendin e ngjarjes pak para orës pesë të mëngjesit, zjarri përfshiu të gjithë strukturën, duke marrë djegur miliona euro xhevahire mbi rrota. E, mbi të gjitha, një trashëgimi me vlerë të paçmueshme historike për të gjithë të apasionuarit.

Kur gjashtëdhjetë ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, e gjetën ndërtesën, e ndërtuar kryesisht nga druri, të përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit përdorën rezervat e ujit, që nevojiteshin për të furnizuar pistat e skive aty pranë me dëborë artificiale, duke arritur të shmangin dëmet e mëdha në restorantin aty ngjitur dhe objektet e tjera turistike. Shkaqet e zjarrit, ende të panjohura, po shqyrtohen nga hetuesit, por dyshohet se e kanë origjinën pikërisht në Muze. Muzeu Top Motor kishte hapur dyert e tij pesë vjet më parë në Timmelsjoch, në 2,175 m mbi nivelin e detit, mes Italisë dhe Austrisë: në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe pesëmbëdhjetë herë kampioni i botës Giacomo Agostini, i cili për këtë rast kishte drejtuar MV Agustan e tij me tre cilindra. Koleksioni përmbante motoçikleta dhe makina nga mbi njëqind marka, duke përfshirë shumë marka italiane si Ferrari, Alfa-Romeo, Ducati dhe Moto Guzzi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI