Flash

Dy sulmues 73 vjeç së bashku, por Milan është i pari: “Unë e Mandzukic i fusim frikën kundërshtarëve”

Lapsi.al 19 January 2021
Dy sulmues 73 vjeç së bashku, por Milan është i pari:

Pas zbarkimit në Milano dhe vizitave mjekësore, për Mario Mandzukic tek Milan ka ardhur hapi i fundit arrin para zyrtarizimit: nënshkrimi i kontratës. Sulmuesi kroat hyri në selinë e kuqezinjtë rreth orës 9.30 të mëngjesit për të nënshkruar marrëveshjen gjashtë-mujore për 1.8 milion euro neto, me një opsion rinovimi automatik në rast të arritjes në Champions League. Kroati do të ketë rolin e zëvendësuesit të Ibrahimovic dhe do të marrë fanellën me numrin 9.

E jo vetëm fitorja në Cagliari me dygolësh në rikthimin si titullar e ka bërë Zlatan Ibrahimovic të jetë i qeshur pas një ndeshje. Ardhja e Mandzukic e ka bërë suedezin të besojë edhe më shumë tek titulli: "A besoj tek titulli? Unë besoj tek mua, unë besoj tek Zlatan. Jam i lumtur, kështu që tani jemi dy që trembin kundërshtarët tanë". Ibrahimovic ka bërë shaka edhe për rinovimin, pavarësisht moshës 39 vjecare: "Varet nga ai, nga Paolo. Unë jam shumë i lumtur në Milano. Ky kthim tek Milan më ka ndryshuar shumë, jam shumë i lumtur".

Mandzukic, 35 vjeç në maj, nuk luan që nga vera kur ka përfunduar kontrata e tij me Al-Duhail, ekipi i zgjedhur pas largimit nga Juventusi në dhjetor 2019. Kroati është mbajtur në formë me stërvitjen individuale siç tregohet nga postimet në Instagram. Sidoqoftë, ai do të ketë nevojë për disa ditë për të gjetur formën më të mirë dhe mund të synojë thirrjen për derbin e Kupës së Italisë të martën e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI