Flash

Lampard aprovon huazimin e Tomori tek Milan: "Kemi pesë qendrorë, nuk mund të luajnë të gjithë"

Lapsi.al 18 January 2021
Lampard aprovon huazimin e Tomori tek Milan: "Kemi pesë qendrorë,

Fikayo Tomori është gjithnjë e më pranë Milan. Konfirmimi vjen direkt nga Frank Lampard. "Ai është një lojtar në zhvillim - shpjegoi tekniku i Chelsea, duke hapur rrugën e një transferimi të përkohshëm të lojtarit -. Këtë vit kemi pesë mbrojtës qendrorë, kështu që situata është e vështirë me disa prej tyre që nuk luajnë rregullisht dhe kjo është arsyeja pse Tomori mund të shkojë në huazim".

Deklarata është shumë interesante për Maldini e drejtuesit e tjerë kuqezinj. Drejtori i Milan ka qenë prej kohësh në gjurmët e mbrojtësit të Blues dhe tani është gati të kryejë sulmin përfundimtar për të sjellë lojtarin në Milano, me synimin për të fuqizuar prapavijën. "Vitin e kaluar kemi pasur katër mbrojtës qendrorë, por nuk mund të luaj me të katër në një ndeshje - shtoi Lampard për të shpjeguar situatën e Tomorit -. Ai është një lojtar i ri dhe ka pasur rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit."

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI