Flash

Inter pikas zëvendësuesin e Brozovic: zikaltrit lëvizin për lojtarin në pronësi të Arsenal

Lapsi.al 19 January 2021
Inter pikas zëvendësuesin e Brozovic: zikaltrit lëvizin për

Antonio Conte provoi Christian Eriksen si një regjist kundër Fiorentinës, një eksperiment që sic duket nuk e ka bindur plotësisht, duke pasur parasysh që zikaltrit po kërkojnë një zëvendës-Brozovic. Një zgjidhje me kosto të ulët e identifikuar në një njohje të vjetër të Serie A, Lucas Torreira. Ish-lojtari i Sampdorias, i huazuar te Atletico por në pronësi të Arsenal, do të mbërrijë në Milano me të njëjtën formulë.

Sipas asaj që bën të ditur 'La Stampa', "në gjurmët e tij ishin edhe Lazio e Fiorentina. Tani në listë është shtuar edhe Valenci, por Inter po lëviz me vendosmëri në një përpjekje për të rrëmbyer një huazim të Torreiras, si një alternativë për Marcelo Brozovic në rolin e dirigjentit të orkestrës zikaltër”.

Operacioni mund të lehtësohet nga fakti se 24-vjeçari uruguajan pa dyshim që shpresonte për konsideratë më të madhe tek Atletico Madrid, ku ai zbarkoi në tetor në huazim nga Arsenali me të drejtën e blerjes: vetëm 7 prezenca dhe një gol është kontributi i tij modest. Për Conte, nëse operacioni mbyllet me sukses, do të përforcohet me një lojtar që është gati dhe që e njeh kampionatin italian, ku ka veshur fanellat e Pescara dhe Sampdoria.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI