Flash

"Nuk e rimarr Inter. Më vjen keq për Suning, po duhet të thotë dicka": Moratti shuan ëndërrat e tifozëve

Lapsi.al 19 January 2021
"Nuk e rimarr Inter. Më vjen keq për Suning, po duhet të

Pyetjes së zakonshme, që përsëritet në mënyrë ciklike, i vjen me përpikmëri e njëjta përgjigje. "Nuk do ta rimarr përsëri Inter". Massimo Moratti nuk kthehet prapa dhe e konfirmon edhe tani, madje edhe në këto ditë kur ka një sërë zërash në fillim dhe pastaj konfirmimesh mbi një shitje të aksioneve të Interit dhe negociatave midis Suning dhe BC Partners. "Jo, disa klube kanë dimensione që nuk i lejohen më një personi", pranoi ish-pronari zikaltër në një intervistë për 'Tuttosport'.

Morattit do ti vinte keq në rast të lamtumirës së Zhang, më e mira që Interi mund të gjente: "Dukej se ata kishin të gjitha karakteristikat e duhura, se ishte një familje që drejtoi punët me kapacitet të konsiderueshëm financiar, të lidhur me një industri të rëndësishme nga pas. Nuk ishte një fond, por një familje". Si një tifoz i madh zikaltër, Moratti nuk i ka fshehur shqetësimet: "Kam lexuar që ata po kërkojnë financime dhe një aksionar të pakicës, por edhe të tjerë. Janë problemet e tyre, por është e rëndësishme që të thonë diçka, që të informojnë për atë që po ndodh". Është e pashmangshme që ish-pronari i Inter të mos ndalet te fitorja ndaj Juventus: "Sinqerisht, është një ndjesi e mirë sepse kjo fitore jep idenë se skuadra është gati dhe se ne mund të synojmë për diçka të rëndësishme këtë vit. Titulli? Pse mos ta themi?".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI