Flash

FIFA jep aprovimin për Çinarin: sulmuesi gati për derbin, Partizani siguron lejen

Lapsi.al 19 January 2021
FIFA jep aprovimin për Çinarin: sulmuesi gati për derbin,

Mes paqartësive të situatës në lidhje me Eraldo Cinarin, pas dënimit për skualifikimin për 4 muaj të lojtarit, si rrjedhojë e cështjes që përfundoi në CAS, FIFA jep lejen që sulmuesi mund të aktivizohet rregullisht me të kuqtë, duke filluar nga... derbi.

Pas fitores në CAS të Partizanit, për zhbllokimin e merkatos, pritej edhe clirimi i shkodranit nga dënimi dhe gjoba prej 80 mijë euro në ngarkim të tij dhe klubit. E kështu, sipas asaj që bën të ditur Partizani, "pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm".

Partizani e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare, duke lajmëruar kështu kthimin në dispozicion të një pedine të rëndësishm për teknikun Daja që gjithnjë e ka shprehur vlerësimin e tij për Cinarin, pavarësisht se nuk ka mundur ta rreshtojë asnjëherë në fushë. Tani sulmuesi mund të jetë në dispozicion që në derbin e nesërm me Tiranën dhe për të kuqtë është sigurisht si një përforcim i janarit...

NJOFTIM

FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI