Flash

Pirlos i kthehen krahët: Cuadrado shërohet nga Covid e grumbullohet për Superkupën

Lapsi.al 20 January 2021
Pirlos i kthehen krahët: Cuadrado shërohet nga Covid e grumbullohet

Lajm i mirë për Juve dhe Andrea Pirlon në frontin e lojtarëve të infektuar me Covid-19. Cuadrado në fakt është shëruar dhe është gati të kthehet në dispozicion të teknikut në rastin e ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Napolit për SuperKupën e Italisë. Ishte vetë klubi i Juventusit që ka njoftuar lëvizjen surprizë në faqen e tij të internetit.

"Juan Cuadrado ka kryer, sipas protokollit, dy kontrolle me prova molekulare (tampone) për Covid-19 me rezultate negative. Lojtari, në këtë mënyrë, rezulton i shëruar dhe nuk është më në regjimin e izolimit. Kolumbiani do të bashkohet me ekipin në kampin stërvitor në Reggio Emilia gjatë ditës dhe është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme”, thuhet në shënim. Cuadrado ka rezultuar pozitiv në 5 janar, në prag të ndeshjes në San Siro kundër Milanit. Tani priten rezultatet e tamponeve të De Ligt dhe Alex Sandro, dy lojtarët e tjerët pozitivë të bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI