Flash

Ronaldo hipotekon Superkupën dhe sfidon milanezet: "Jemi edhe ne për titullin"

Lapsi.al 21 January 2021
Ronaldo hipotekon Superkupën dhe sfidon milanezet: "Jemi edhe ne

Finalet vështirë se i gabon e madje edhe në Reggio Emilia Cristiano Ronaldo vuri vulën e tij vendimtare në fitoren e Juventus ndaj Napolit. "Ishte një ndeshje e vuajtur në një fushë të keqe loje. Fituam SuperKupën që është gjithashtu një trofe i rëndësishëm për besimin tonë." Pastaj portugezi ka edhe një mesazh për rivalët. "Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka ende shumë për të bërë. Mund të fitojmë akoma titullin. Do të jetë një garë e gjatë, por është e mundur."

Kampioni portugez vendos një tjetër trofe në palmaresin e karrierës së tij të jashtëzakonshme dhe lë pas provën e keqe kundër Interit. "Patëm një sjellje të ndryshme në krahasim me ndeshjen kundër Interit ku bëmë keq - shpjegoi ai për mikrofonët e Rai Sport -. Ekipi bëri keq, por tani është e kaluar. Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim trofeun, të marrësh besim, është një titull shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur. Shpresoj që ekipi të fitojë besim në funksion të ndeshjeve të ardhshme".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI