Flash

Një gol tre pikësh dhe tre rekorde: askush si Lewandowski, shënjestron tani Gerd Muller

Lapsi.al 21 January 2021
Një gol tre pikësh dhe tre rekorde: askush si Lewandowski,

Një gol për tre pikë. Një gol për tre rekorde. Robert Lewandowski vazhdon të udhëheqë Bayern Munich. Në raundin e fundit të fazës së parë të Bundesligës, polaku i mundësoi ekipit të tij të fitojë 1-0 në derbin rajonal me Augsburg. Për herë të parë, pas njëmbëdhjetë javëve kampionat, Neuer mbajti portën të paprekur. Goli i Lewas ishte vendimtar për të fituar 3 pikët (Bayern mbajti +4 ndaj Leipzig të vendit të dytë), por ishte gjithashtu i mjaftueshëm për të vendosur 3 rekorde të tjera.

Me golin ndaj Augsburg, Lewandowski përfundoi fazën e parë me 22 gola të shënuar. Askush, në këtë pikë të turneut, nuk kishte shënuar kaq shumë. Rekordi i Gerd Müller, sulmuesit der Nation, i cili shënoi 40 gola në Bundesligë në vitet 1971-72 është në rrezik. Jo vetëm kaq: Lewandowski ka shënuar të paktën një gol në shtatë ndeshje kampionati jashtë fushës. Askush në historinë e Bundesligës nuk ka bërë më mirë. Këtë sezon, në të vërtetë, Lewa në Bundesliga nuk ka shënuar jashtë Allianz Arenës vetëm kundër Köln (ndeshje të cilën e humbi plotësisht) dhe kundër Hoffenheim (luajti 33 minutat e fundit). Në fakt, ka edhe një rekord të tretë të vendosur dje: Lewandowski shënoi 20 gola në 16 ndeshje të luajtura kundër Augsburg. Ai është lojtari që ka ndëshkuar më shumë klubin bavarez. Kjo është arsyeja pse goli i djeshëm është veçanërisht i rëndë. Ishte një gol, por vlente tre pikë. E tre rekorde.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI