Flash

'Magji' apo e bën enkas Insigne: tre penallti në tre të gabuara kundër Juventus

Lapsi.al 21 January 2021
'Magji' apo e bën enkas Insigne: tre penallti në tre të

Mes shumë fytyrave të trishtuara në kampin e Napolit, spikat ajo e Lorenzo Insigne, që shpërtheu në lot në fund të ndeshjes për penalltinë e humbur kundër Juventusit që do të thoshte momentalisht 1-1 dhe do të ishte goli numër 100 me fanellën e kaltër. Penalltia ndaj bardhezinjve është një mallkim i vërtetë për kapitenin e Napolit, i cili ka humbur tre në tre në të gjitha garat kundër tyre.

Gabimi i parë i kapitenit të kaltër u fiksua në 23 maj 2015 në Serie A, për javën e 37-të: Insigne u hipnotizua nga Buffon (3-1 për Juven rezultatin përfundimtar). Katër vjet më vonë, më 3 mars 2019, përsëri në kampionat, ishte Szczesny ai që e bëri Allegri të gëzohej (1-2 për bardhezinjtë në fund). E këtë herë në Mapei Stadium përsëri përpara polakut, emocioni tradhtoi sulmuesin nga Campania: portieri në njërën anë, por topi përfundoi në anën tjetër... jashtë. Një natë e keqe.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI