Flash

Sherr me Fonseca, divorc brenda muajit: Dzeko hedh sytë nga Juventus

Lapsi.al 23 January 2021
Sherr me Fonseca, divorc brenda muajit: Dzeko hedh sytë nga Juventus

Kthehet ngrica mes Edin Dzeko dhe Romës, një marrëdhënie që mund të përfundojë në javët e ardhshme, apo edhe në muajt e ardhshëm, gjithnjë nëse gjithçka nuk rregullohet ashtu siç ndodhi në sesionet e fundit të merkatos kur boshnjaku ishte afër Chelsea, Inter dhe Juventus para konfirmimit tek verdhekuqtë. Por këtë herë situata duket se është e pakthyeshme për disa arsye, aq sa sulmuesi mund të largohet nga kryeqyteti në fund të muajit.

Kapiteni i Romës ka thyer raportin me Fonsecan (i cili shmangu temën në konferencë), një marrëdhënie e krisur që nga eleminimi nga Europa League në gusht, kur Dzeko u ankua për taktikat e Romës "të dominuara në të gjitha aspektet" nga Sevilla. Por tani është vetë klubi roman që vlerëson pozicionin e lojtarit, kapiten dhe më i paguari i ekipit, i zhgënjyer nga sjellja e tij për shkak të grindjes me trajnerin menjëherë pas eleminimit nga Kupa e Italisë kundër Spezias dhe, për këtë arsye, i përjashtuar nga ndeshja e sotme gjithnjë kundër ligurëve.

Friedkin në fund të vitit kanë në mendje një lloj revolucioni që do të prekë si stolin (objektivi Allegri) ashtu edhe lojtarin e tij më përfaqësues, Dzekon saktësisht, një rrugë që të çon në dy udhëkryqe. Nëse portugezi do të humbasë ndaj Spezias, rrezikon të shkarkohet menjëherë dhe atëherë sulmuesi do të qëndronte të paktën deri në fund të sezonit. Në hipotezën e kundërt, fiton Roma dhe Fonseca konfirmohet, atëherë boshnjaku do të ishte i pari që do të kërkonte të largohej e një sinjal në këtë kuptim ka mbërritur tashmë tek drejtuesit verdhekuq.

Për momentin është e vështirë të hipotezohet një destinacion, edhe sepse situata është e freskët dhe mund të ndryshojë nga ora në orë. Zgjidhja e parë që vjen në mendje është ajo që të çon te Juventusi, që e donte që në verë dhe është në kërkim të një sulmuesi. Edhe Conte do të donte gjithashtu Dzekon por situata ekonomike e Inter nuk lejon investime të një madhësie të caktuar, duke folur për pagat (dhe për një lojtar që shkon drejt 35 vjetëve).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI