Flash

"Më mirë mos shkojmë fare në Europë, ky ishte kismeti ynë": Halili i dorëzuar pas humbjes në derbi

Lapsi.al 21 January 2021
"Më mirë mos shkojmë fare në Europë, ky ishte

“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara". Fjalë që ngjajnë me një dorëzim, të paktën në këtë sezon, ato të artikuluara nga presidenti i Tiranës Refik Halili, që nuk e fsheh dot zhgënjimin për humbjen në derbin me Partizanin. Numri 1 i bardhebluve megjithatë kthehet ti japë zemër të tijve, duke qenë se ka akoma edhe më shumë se gjysëm kampionati përpara. "Kam besim te skuadra, kam besim te çunat - tha Halili -. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë. Gjërat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit".

Llogaritë nuk i dalin presidentit të Tiranës: "Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, përfundoi Halili.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI