Flash

Video/ Dy kartonë të kuq e një gol: shtatë muaj pa luajtur e pesë minuta në fushë, Çinari vendos derbin

Lapsi.al 21 January 2021
Video/ Dy kartonë të kuq e një gol: shtatë muaj pa luajtur e

Partizani kthehet të provojë shijen e fitores në derbi. E bën me Çinarin 7 minuta nga fundi, me një gol që trondit Tiranën që duhet të mendojë tani për zonën Europa League. Nuk i bëri punë Dedes debutimi i Seferit, që humbi një gol praktikisht të bërë, ndërsa 'blerja e janarit' e Dajës vendosi derbin pas vetëm 5 minuta nga rikthimi në fushë, pas një pauze shtatë mujore për shkak të pezullimit të ardhur nga FIFA.

NDESHJA - Tirana pati impaktin më të mirë të ndeshjes dhe e vuri në vështirësi sidomos në fillim të takimit kundërshtarin. Dede i dha derbin e parë Seferit e Daja bëri të njëjtën gjë me Murataj. Por ajo që dhanë dy lojtarët ishte një kontribut i ndryshëm. Sulmuesi i kombëtares humbi një gol nga ato që nuk duhen sidomos në derbi, duke e nxjerrë topin jashtë edhe pasi kishte kaluar portierin Hoxha. Një problem që Seferi e ka treguar edhe me kuqezinjtë. Përkundrazi Murataj garantoi sasi e cilësi në një mesfushë, që ndihmoj jo pak edhe nga Melo tepër energjik për të fituar besimin e Dajës. Partizani-Tirana u luajt me ritëm agonistik, por me pak raste shënimi, edhe ato të finalizuara keq e me shumë agresivitet.

KARTONËT E KUQ - Enea Jorgji e ka ekzagjeruar me kartonët e dytë të verdhë, duke i nervozuar të dy kampet: Bardhi e Batha përjashtohen nga fusha në harkun e 5 minutave. Pasi kishte falur në dy raste kartonin për Bathën, në minutën e 51 arbitri elbasanas tronditi Partizanin me një karton të dytë të verdhë për sulmuesin Bardhi, për një kontakt të tij me portierin Bekaj, edhe pse nga përsëritja duket se Bardhi nuk e pengoi qëllimisht portierin. Protestat e të kuqve nuk e shmangën qendrimin në fushë me 10 lojtarë, por fatin do ta kishte të njëjtë edhe Batha, që mori kartonin e dytë të verdhë, në të 56, atëherë kur ndoshta nuk bëri asgjë për ta merituar. Jorgji sic duket ka aplikuar ligjin e kompensimit...

RIKTHIMI I ÇINARIT - Pikërisht shtatë minuta nga fundi, zgjidhja për teknikun e të kuqve erdhi nga pankina me Cinarin që vendosi derbin me një devijim nën portë, në goditjen e Muratajt. Shkodrani, që nuk luante nga korriku i vitit të kaluar, u fut në fushë për të bërë debutimin, pas heqjes së dënimit nga CAS, në minutën e 78. E pas 5 minutash në fushë i dha avantazhin të kuqve në ndeshjen më të ndjerë të kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI