Flash

Roma merr humbjen e dytë në tavolinë: Disiplina penalizon gjashtë zëvendësimet e Kupës së Italisë

Lapsi.al 23 January 2021
Roma merr humbjen e dytë në tavolinë: Disiplina penalizon

Ashtu si parashikohej, ka mbërritur e përpiktë disfata e dytë në tavolinë për Romën, pas asaj në kampionat në javën e parë kundër Veronës. Gjykatësi Sportiv, për shkak të gabimit të klubit verdhekuq që bëri gjashtë zëvendësime, nga pesë të lejuar me rregullore, ndryshoi rezultatin e Roma-Spezia në Kupën e Italisë, që përfundoi 2-4, duke aprovuar 0-3 në tavolinë.

Gafa, që më pas i kushtoi vendin e punës menaxherit të ekipit Gianluca Gombar (autor i gabimit të madh) dhe Global Sport Office Manolo Zubiria, u bë në fillim të kohës shtesë pas dy kartonave të kuq në 30 sekonda ndaj Mancinit dhe Pau Lopez. Fonseca vendosi të fusë Fuzato për Cristante dhe Ibanez për Pedro, pavarësisht se Pellegrini nga fusha vazhdoi ti theksojë se zëvendësimet e bëra janë gjashtë.

Një gabim i pafalshëm për verdhekuqtë duke pasur parasysh që rregullorja parashikon pesë ndryshime në tre ndalesa, duke përjashtuar intervalin, dhe lejon një hapësirë të katërt për zëvendësime në rast të kohës shtesë. Sidoqoftë, hapësira në kohën shtesë nuk mund të përdoret për një zëvendësim të gjashtë dhe gjyqtari nuk mund të ndërhyjë në raste si kjo. Një gabim i dytë teknik pas atij që i kushtoi një pikë me Veronën për futjen gabimisht të Diawara në listën Nën 23.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI