Flash

Lukaku shqetëson Inter e Conte: kontrakturë muskulare në kofshën e djathtë

Lapsi.al 4 January 2021
Lukaku shqetëson Inter e Conte: kontrakturë muskulare në

Një notë e stonuar në në fitoren e madhe të Inter ndaj Crotone në San Siro në ndeshjen e drekës të javës së 15-të: dëmtimi i Romelu Lukaku. Sulmuesi belg kërkoi të zëvendësohej dhe u detyrua të largohej i dëmtuar pas gjysmë ore lojë në pjesën e dytë, i zëvendësuar nga Perisic.

Diagnoza e parë i referohet një kontraktimi muskular të kofshës së djathtë, në pritje të testeve të mëtejshme. Big Rom mbetet në dyshim të fortë për udhëtimin në Marassi kundër Sampdorias. Në datën 10, Interi pritet në Olimpico nga Roma dhe të dielën tjetër, më 17, zikaltrit do të presin Juventus (të mërkurën në 13 janar ka gjithashtu 1/8 e finales së Kupës së Italisë kundër Fiorentinës).

Një cikël sfidash të rëndësishme që Conte dëshiron ti përballojë me sulmuesin e tij në fushë. "Më tha se kishte një lodhje të vogël në kofshë, të shohim pas kontrolleve nëse ai është në rrezik për Sampdoria - tha trajneri i Inter pas ndeshjes - Ne e hoqëm menjëherën nga fusha, nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI