Flash

Mendy injoron pesë shokët tek City me Covid: festë për Vitin e Ri kundër rregullave

Lapsi.al 3 January 2021
Mendy injoron pesë shokët tek City me Covid: festë për Vitin

Jo vetëm Neymar. Në Angli, mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy është në qendër të kritikave për organizimin e një feste të Vitit të Ri pa respektuar izolimin për koronavirusin. Mendy ka ftuar disa persona për një festë në shtëpi me familjen e tij - partneren e tij dhe dy nipërit e mbesat që jetojnë në qendrën e izolimit me ta -, kundër rregullave në përgjithësi, kundër rekomandimeve të trajnerit të tij Pep Guardiola: "Çdo ditë u kujtoj lojtarëve të mi të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë në shtëpi, e të mos futen në kontakt me njerëz të tjerë ”.

Mendy dje kërkoi falje, por mund të mos jetë e mjaftueshme. City është shprehur "i zhgënjyer kur mësoi për shkeljen dhe do të kryejë një hetim të brendshëm". Një zëdhënës i Mendy ka sqaruar për The Sun se “Benjamin dhe partnerja e tij lejuan një kuzhinier dhe dy miq të shoqes së tij të merrnin pjesë në një darkë të Vitit të Ri në shtëpinë e tyre. Francezi kërkoi falje, e ndërkohë i është nënshtruar një tamponi dhe po bashkëpunon me Manchester City për këtë situatë”.

City nuk ishte në gjendje të luante ndeshjen kundër Everton të planifikuar për 28 dhjetor për shkak të pozitivitetit të Gabriel Jesus dhe Kyle Walker. Tre lojtarë të tjerë u përjashtuan nga ndeshja e së dielës me Chelsea pasi ishin pozitivë. Nuk është ende e qartë nëse do të merren masa disiplinore për francezin i cili arriti tek City në 2017. Gjoba të rënda janë dhënë nga Tottenham për Sergio Reguilon, Erik Lamela dhe Giovani Lo Celso të cilët kaluan Krishtlindjet së bashku me Manuel Lanzini të West Ham. "Unë jam i zhgënjyer - tha dje Mourinho -. Klubet përpiqen të bëjnë çmos për të ruajtur lojtarët dhe shëndetin e tyre, por privatësia e tyre nuk mund të kontrollohet në një mënyrë invazive ”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI