Flash

Messi i lirë të negociojë, Spartak "e provon" në Instagram por refuzohet në fjalën e parë

Lapsi.al 3 January 2021
Messi i lirë të negociojë, Spartak "e provon" në
Nga data 1 janar Lionel Messi është i lirë të megociojë me cilindo klub në prag të transferimit të mundshëm në muajin korrik, sipas rregullores së Fifa-s, por jo të gjithë mund ta përballojnë. E ka nga ata që ndihen të refuzuar edhe para se të fillonin vërtet ta provonin, ose më e saktë e kanë të qartë se do të ndodhte pikërisht kështu. Ky është skenari që Spartak Moscow ka luajtur në Instagram, duke u shtirë se ka ndërmend të garojë për Messin. Një bisedë private e iniciuar nga rusët me një përshëndetje të ndrojtur e plot shpresë; "Hi, Leo!". Përgjigja e argjentinasit (qartë një profil i rremë), megjithatë, ishte e thatë: një jo kategorike. E tipit: "Nuk është rasti, madje mos u përpiq të fillosh një bisedë". Spartak luajti pjesën e palës së refuzuar që në fillim. Ideja lindi nga situata kontraktuale e numrit 10, që shkon në skadencë me Barcelonën pas gjashtë muajsh dhe për këtë arsye mund të fillojë të negociojë me ndonjë ekip tjetër. Shkëmbimi imagjinar i batutave mes gjashtë herë Topit të Artë dhe Spartak (i treti në kampionat pas 19 javësh) u bë menjëherë viral në Twitter, ku rusët postuan screenshot-in (plot me "dhimbje" për të shoqëruar imazhin ) e bisedës false në Instagram.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI