Flash

Papa Francesco, Ati i Shenjtë që luante "me top lecke": "Maradona? Ishte një poet i futbollit”

Lapsi.al 2 January 2021
Papa Francesco, Ati i Shenjtë që luante "me top lecke":

Papa Françesku, Ati i Shenjtë, ka qenë gjithmonë pranë atletëve dhe çështjeve sportive, por këtë herë ka dashur të kujtojë Maradonën, edhe pse është kthyer pas në kohë, duke rrëfyer ditët e tij si një futbollist, kur mbronte portën kur ishte fëmijë, duke iu përgjigjur 31 pyetjeve, të cilat kryefjalë kishin besnikërinë, përkushtimin, sakrificën, përfshirjen, shpirtin e ekipit, asketizmin dhe shpengimim, që përmbledhin mendimin e tij mbi rëndësinë dhe vlerën e sportit. "Maradona në fushë ishte një poet, një kampion i madh që u dha gëzim miliona njerëzve, në Argjentinë si dhe në Napoli. Ai ishte gjithashtu një njeri shumë i brishtë", ka komentuar Papa për Gazzetta dello sport.

"Unë kam një kujtim personal të lidhur me Kampionatin Botëror 1986, atë që Argjentina e fitoi falë Maradonës - shtoi Francesco - isha në Frankfurt, ishte një kohë e vështirë për mua, isha duke studiuar gjuhën dhe duke mbledhur materiale për tezën time. Nuk munda ta shihja finalen e Kupës së Botës dhe e mësova vetëm të nesërmen fitoren e Argjentinës ndaj Gjermanisë, kur një vajzë japoneze shkruajti 'Rroftë Argjentina' në dërrasën e zezë gjatë një ore mësimi të gjermanishtes. E kujtoj, personalish, si fitorja e vetmisë sepse nuk kisha njeri me të cilin të ndaja gëzimin e asaj fitoreje sportive ".

Intervista daton në fillim të dhjetorit gjatë një takimi në rezidencën e Casa Santa Marta, në Vatikan, në të cilin Papa kujtoi se si fëmijë ai shkonte në stadium me prindërit e tij për të parë ndeshjet e futbollit: "Kujtoj kampionatin e 1946, atë që fitoi San Lorenzo im e topin e leckës në vend të atij prej lëkure që kushtonte shumë". Si fëmijë e kishte këmbën e fortë dhe ata gjithmonë e vinin të luante në portë: "Të isha portier ishte për mua një shkollë e madhe e jetës. Portieri duhet të jetë i gatshëm t'u përgjigjet rreziqeve që mund të vijnë nga cdo anë. Unë gjithashtu kam luajtur basketboll dhe më pëlqen shumë regbi, për shembull: pavarësisht se është një sport i fortë, ai kurrë nuk është i dhunshëm. Besnikëria dhe respekti që ekziston në këtë sport merret shpesh si një model. E kam fjalën për 'pjesën e tretë' pas ndeshjes ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI