Flash

Cavani skualifikohet për frazën raciste, Akademia gjuhësore bën copë FA: "Federata angleze injorante"

Lapsi.al 2 January 2021
Cavani skualifikohet për frazën raciste, Akademia gjuhësore

Akademia e Gjuhës Spanjolle të Uruguait në një dokument zyrtar ka kryqëzuar ashpër vendimin e Federatës angleze të Futbollit (FA) për të skualifikuar Edinson Cavani për tre ndeshje (plus njëqind mijë paund gjobë) për motivin se ishte përgjigjur me një "Gracias negrito!" në një mesazh urimi nga një mik në një story në Instagram. Fraza e sulmuesit të Man United është konsideruar "ofendues, i pahijshëm dhe racist" nga FA.

Nuk shërbyen për asgjë ndjesa e Cavanit, që kishte fshirë postimin. Por tani Akademia Gjuhësore e Uruguait thekson në një shënim se "këtu fjala negër dhe zvogëlimi i saj negrito, ashtu si për gordo (i shëndoshë) dhe zbutja e saj 'gordito', ose si flaco (i ligët) përdoren zakonisht si duke bërë shaka ose si një shenjë afërsie mes miqve. Në spanjishten e folur në Uruguai, për shembull, ne e përdorim këtë frazë mes babait dhe birit, ose midis miqve dhe është normale të dëgjosh fjalë si gordito, negro, negrito ... E jo domosdoshmërisht ato i referohen një personi që është i shëndoshë ose me lëkurë të errët ".

Për këtë arsye Akademia kryqëzon "me forcë" vendimin për të sanksionuar Cavanin, një masë e përcaktuar si "shumë e diskutueshme" si produkt i "kulturës së pakët dhe njohurive të dobëta gjuhësore". Pra, FA "ka bërë një padrejtësi të madhe ndaj një atleti uruguaian të nivelit më të lartë - është shkruar ende në deklaratë -, duke demonstruar injorancë të thellë në përdorimin e gjuhëve, dhe në veçanti të spanjishtes, pa marrë parasysh kontekstin dhe nuanca të ndryshme gjuhësore ”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI