Flash

Hamilton bëhet 'Sir': Mbretëria i jep kampionit vlerësimin e madh

Lapsi.al 31 December 2020
Hamilton bëhet 'Sir': Mbretëria i jep kampionit

Në pritje të rinovimit të kontratës së tij me Mercedes për një sezon të tetë në timonin e Shigjetave të Zezë (ose Argjendta) të kompanisë nga Stuttgart, Lewis Hamilton siguron edhe një tjetër titull për ta vendosur me krenari mbi gjoks: Kalorësinë e vendit të tij, një kurorëzim i denjë të një sezoni që solli titullin e shtatë Kampion Bote për mjeshtrin e padiskutueshëm të Formula Një.

Ky nuk është nderi i parë me të cilin Sir Lewis Hamilton nderohet. Në fund të Kampionatit Botëror 2008 - ai në të cilin kishte fituar titullin e tij të parë botëror, Lewis u emërua MBE, Anëtar i Perandorisë Britanike: njohja "më pak prestigjioze" (le të themi e para) e një liste shumë të shkurtër që kulmon me titullin që i atribuohet tani shtatë herë kampionit të botës. Hamilton i bashkohet kështu një elite ekskluzive të përfaqësuesve të botës në Formula 1 të cilët kanë marrë të njëjtin vlerësim: në 1978 australiani Jack Brabham dhe në 2001 skocezi Jackie Stewart, të dy tre herë kampionë të botës. Përveç Stirling Moss, i cili u bë "sir" në 2000.

Në moshën tridhjetë e pesë vjeç (tridhjetë e gjashtë saktësisht pas një javë, e enjte 7 janar), Lewis nuk është sportisti më i ri që ka fituar një çmim zyrtar të prestigjit absolut: tenisti Andy Murray e arriti atë në moshën 29 vjecare në 2017, pas suksesit të dytë në Wimbledon, çiklisti Bradley Wiggins në 2013, ishte 32, pothuajse në kulmin e një karriere të cmuar nga suksesi në Tour de France në 2012 dhe nga pesë medalje ari olimpike mes Athinës 2004 dhe Rio de Janeiro 2016. Pa harruar Ellen MacArthur, mbajtëse nga 2005 në 2008 e rekordit botëror për qarkimin më të shpejtë vetëm e globit, e nderuar me titullin përkatës të Damës në 2005, në moshën 29 vjec, si Murray.

Duke u kthyer tek Hamilton, vlerësimi është shtyrë deri më sot për çështjet në lidhje me vendbanimin. Lewis u zhvendos nga Anglia së pari për në Monte Carlo dhe më pas në Zvicër, për arsyet e zakonshme fiskale dhe motivohet - përvec meritave të padiskutuara sportive, për angazhimin shoqëror të kampionit dhe në veçanti nga ai i kryer edhe gjatë fundjavave të garës në favor të betejës kundër racizmit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI