Flash

E pushuan për "çështjen e duhur": Milan duhet ti paguajë Boban 5,37 milionë

Lapsi.al 30 December 2020
E pushuan për "çështjen e duhur": Milan duhet ti

Zvonimir Boban mundi Milanin. Gjykata e Milanos, seksioni i punës, në fakt e ka dënuar klubin të paguajë 5.37 milion euro për ish-drejtuesin e lartë të kuqezinjve si pjesë e procesit gjyqësor për shkarkimin e tij, që erdhi pas një interviste të dhënë nga ish-mesfushori kroat. Para se të arrinte në vendim, gjykatësi kishte dëgjuar edhe dëshmitë e drejtorit teknik të Milanos, Paolo Maldini, dhe të drejtorit sportiv Frederick Massara.

Pas deklaratave të tij të lëshuara shkurtin e kaluar për një gazetë të njohur sportive, me të cilën Boban denoncoi faktin se ai nuk ishte përfshirë në zgjedhjen e atij që do të ishte trajneri i ri i Milan, Ralf Rangnick, kroati ishte përjashtuar nga klubi për "cështjen e duhur" sepse, sipas Gazidis, ato deklarata kishin diskredituar shoqërinë.

Në muajt e kaluar, palët nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje, prandaj gjykatësit iu desh të merrte një vendim. Sot gjykimi i dha të drejtë ish-mesfushorin kroat dhe e dënoi klubin me një dëmshpërblim të konsiderueshëm.

Siç rezulton, Milani pret motivimet para se të shprehë vlerësimet e tij mbi cështjen, por konfirmon vullnetin e vendosur për të apeluar për të mbrojtur klubin, duke rikonfirmuar korrektësinë dhe legjitimitetin total të vendimeve dhe veprimeve të ndërmarra.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI