Flash

Video/ "Dy penallti që mungojnë, nuk është justifikim": Hallaçi e ka me arbitrin

Lapsi.al 30 December 2020
Video/ "Dy penallti që mungojnë, nuk është

“Më vjen keq që pas ndeshjes me Partizanin vjen dhe kjo humbje që nuk e meritonim. Ishte e pa tolerueshme të pranohet kjo humbje. Duhet të pranojmë situatën, jemi profesionistë". Rrahman Hallaci nuk e kalon dot humbjen e rëndë të pësuar nga skuadra e tij, në debutimin si trajner i parë i Kukësit. Tekniku kuksian mundohet të shpjegojë cfarë nuk funksionoi tek skuadra e tij ("po shfaqeshim keq me 3 mbrojtës dhe kaluam në 4 pastaj. Me vjen keq që një skuadër si Kukësi të pësojë këto humbje. Ne do i pranojmë vendimet e drejtuesve), por në mendje i vijnë vetëm dy penalltitë që Juxhin Xhaja, sipas tij, i mohoi të tijve.

"Vendimet e arbitrave? Nuk jam këtu për t’u justifikuar. Pjesa ime është diçka tjetër. Mund të na kishte dhënë penallti në minutën e 6-të, pasi ai ishte. Edhe rasti i Eze është penallti, nuk ka nevojë të diskutojmë këto raste. Arbitri ishte aty dhe kur e shikon që është ndërhyrje nga pas, është menjëherë penallti. Më vjen keq që nuk u dhanë", ka thënë Hallaci.

Në minutën e 6 Hoxha prek topin me dorë brenda zonës, por Xhaja vazhdoi lojën, ashtu si edhe në të 75′ kur Kukësi protestoi fort pas pengimit brenda zonës të Eze. Ishte e qartë fanella e tërhequr nga Todorovskit dhe Eze, por përarbitrin gjithçka ishte e rregullt.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI