Flash

Ronaldo i kthen reston Lewandowskit: CR7 mbreti i Italisë e Europës, Calhanoglu asist-man

Lapsi.al 30 December 2020
Ronaldo i kthen reston Lewandowskit: CR7 mbreti i Italisë e Europës,

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Italisë e Europës. Numra për rekord ato të kampionit portugez të Juventus në 2020: askush më mirë se ai në vitin që po mbyllet, me 33 gola të realizuara në 29 ndeshje në Serie A që e vendosin përpara të gjithëve në klasifikimin e shënuesve më të mirë në pesë kampionatet kryesore të kontinentit tonë, sipas statistikave të Opta. Pas shpinës së tij, në nivelin e Top 5 europian është sulmuesi i Bayern Mynih Robert Lewandowski (32 rrjeta në 26 prezenca), që mundi vetëm pak ditë më parë vetë CR7 e Messi në garën për cmimit 'Best Fifa Awards 2020. Polaku është i ndjekur nga fituesi i fundit i Këpucës së Artë Ciro Immobile (28 gola në 33 ndeshje), i dyti ndërkohë në Serie A përpara interistit Romelu Lukaku (22 gola në 32 prezenca) e milanistit Zlatan Ibrahimovic (20 gola në 24 takime).

Lewandowski është para të gjithëve në 2020 nëse konsiderohet mesatarja e golave të lojtarëve në turnetë europianë në të gjithë kompeticionet: 45 gola në 40 prezenca.

Mbreti i asist në Serie A në 2020 është milanisti Calhanoglu: 14 në 33 prezenca. Turku ka lënë pas argjentinasin e Atalantas Gomez (12 në 30 prezenca) e belgun e Napolit Dries Mertens (11 në 26 prezenca).

Në nivelin e pesë kampionateve më të rëndësishme europiane titulli shkon për sulmuesin e Bayern Mynih Thomas Müller me 17 asist në 29 prezenca, duke lënë pas kështu Lionel Messi (16 në 34 prezenca).

Poker milanistësh në vendet e para të më fituesve në Serie A: komandojnë Theo Hernandez e Gigio Donnarumma me 23 suksese në 33 prezenca të ndjekur nga shokët e skuadrës, Kessie (22 në 33) e Calhanoglu (21 në 33).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI