Flash

Video/ Fitore në minutën e tretë shtesë: Rashford shpëton Manchester United

Lapsi.al 29 December 2020
Video/ Fitore në minutën e tretë shtesë: Rashford

Mendon Marcus Rashford ti dhurojë në kohën shtesë një sukses me peshë Manchester United, tashmë i dyti dy pikë nga Liverpool. Një fitore 1-0 ndaj Wolverhampton që e ngjit skuadrën e Solskjaer në kuotën e 30 pikëve pas 15 javëve të para të Premier League. Kështu, Red Devils shkojnë në ndërrimin e viteve në garë të plotë për titull e si rivalët numër 1 të formacionit të Klopp.

Ruben Neves provoi reflesket e De Geas me një goditje të fuqishme me të djathtë nga jashtë zonës; miqtë akoma të rrezikshëm në minutën e 23-të, kur Saïss arriti të devijojë goditjen e dënimit të Joao Moutinho, megjithë kontrastimin e Wan-Bissaka dhe Cavanit, duke goditur pjesën e sipërme të traversës. Vendasit u shfaqën vetëm në minutën e 34-të: goditja nga fare pranë i Bruno Fernandes, me sugjerimin e Greenwood, u grushtua në mënyrë të shkëlqyer nga Rui Patricio. 0-0 nuk do po zhbllokohej në Old Trafford edhe në pjesën e dytë. Mundësitë mungojnë, me përjashtim të një tentative të fuqishme nga Pogba, mbi të cilën Rui Patricio ndërhyn mirë, e një e majte nga afër e Nouri, e devijuar nga De Gea.

Vetëm në minutën e 93: në një top të gjatë nga Bruno Fernandes, Rashford futet në qendër nga e djathta dhe, nga mes të zonës, godet fort një top që bëhet i pakapshëm për Rui Patricion nga devijimi i Saïss. Djajtë e Kuq tani mund të ëndërrojnë vërtetë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI