Flash

Nainggolan kthehet tek Cagliari me vrer për Inter: "Nuk ma dhanë kurrë mundësinë"

Lapsi.al 30 December 2020
Nainggolan kthehet tek Cagliari me vrer për Inter: "Nuk ma dhanë

Radja Nainggolan po përgatitet të kthehet tek Cagliari. Lëndimi serioz i Rog i shtyu sardët të përshpejtonin kohët dhe kështu belgu fluturoi në Romë për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për aftësi sportive para se të transferohej në Sardenjë për herë të tretë në karrierën e tij. "Unë jam i lumtur të kthehem në Cagliari, por nuk është zyrtare akoma. Ndjenjë keqardhje te Interi? Unë u vura në dispozicion, por nuk pata asnjë mundësi. Durim", tha mesfushori belg pas mbërritjes së tij në Villa Stuart. Inter e shet mesfushorin në huazim deri në fund të sezonit aktual.

Nainggolan do vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Francesco në funksion të rinisjes së kampionatit, që të dielën pasdite do të shohë Cagliarin të zbresë në fushë kundër Napolit në Sardegna Arena.

Nga ana e tij, Inter shpreson që në fund të sezonit Ninja të blihet përfundimisht nga Cagliari, ndoshta duke e futur atë në një operacion merkato që përfshin ndonjë shkëmbim teknik. Përmenden emrat e të riut Riccardo Ladinetti, regjist i huazuar te Olbia, dhe mbi të gjitha ai i Alessio Cragno, i evidentuar si një pasardhës i mundshëm i Handanovic.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI