Flash

Tronditje fiskale në Serie A, pagesat e larta i bëjnë klubet e mëdhenj të dridhen

Lapsi.al 30 December 2020
Tronditje fiskale në Serie A, pagesat e larta i bëjnë klubet e

Një goditje e rëndë po mbërrin për llogaritë e Serie A, e frikësuar nga një tronditje fiskale që rrezikon të rëndojë më tej bilancet e klubeve. Në fakt, një qarkore nga Agjencia e të Ardhurave ka përjashtuar lojtarët nga aplikimi i përfitimeve tatimore të prezantuara në vitin 2019 përmes "Dekretit të Rritjes", duke ulur përfitimet mbi pagesën e rrogave. Një situatë që nuk është ende përfundimtare, por që gjithsesi ka alarmuar shoqëritë. Nëse këto lehtësira do të zhdukeshin, shumë klube do të humbnin miliona euro.

Sipas Corriere dello Sport, do të ishte një telash i madh për t'u menaxhuar. Përkundër disa dispozitave parandaluese në parashikimin e rreziqeve të buxhetit 2019/20, në fakt, flitet për miliona euro që duhen kthyer dhe për pagesa që do të peshonin ndjeshëm në llogaritë e klubeve në të ardhmen. Duke përfituar nga regjimi i favorshëm i rezervuar për pesë vjet për punëtorët që vijnë nga jashtë për të jetuar në Itali, shumë ekipe në 2019 kishin blerë lojtarë të huaj, duke ofruar paga më të larta neto. Situatë që tani, në mungesë të një Dpcm specifik, rrezikon të shkaktojë kundërvënie pikërisht ndaj të njëjtave kompani, të detyruara të heqin dorë nga përfitimet tatimore në lidhje me uljen e shumës së tatueshme e të shohin rritjen e kostove të përgjithshme të pagave të premtuara.

Për të dhënë një shembull konkret, Juventus do të shihte rritjen e kostove të punësimit vjetor të De Ligt (7.5 milion neto në vit) nga rreth 11.4 milion në 15.5 milion. Një situatë që alarmoi menjëherë jo vetëm shoqëritë, por edhe organet federale. Presidenti Gravina menjëherë i shkroi qeverisë duke i shprehur shqetësim të madh lidhur me këtë çështje dhe duke kërkuar masa urgjente. Ndërhyrje që së shpejti mund të mbërrijë me një Dpcm ad hoc. Ndërkohë, Seria A po dridhet.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI