Flash

Messi blen apartamentin 8 milionë euro në Miami: pas zgjedhjes së tij fshihet merkato

Lapsi.al 31 December 2020
Messi blen apartamentin 8 milionë euro në Miami: pas zgjedhjes së

"Një ditë do të më pëlqente të luaja në Shtetet e Bashkuara", ka thënë pak ditë më parë Lionel Messi në një intervistë për një tv spanjoll. E tani që kampioni argjentinas ka blerë një apartament luksoz në Miami për vlerën e tetë milionë euro, zërat për një të ardhme të sulmuesit përtej oqeanit po intensifikohen. Messi, që ka një kontratë në skadencë me Barcelonën në qershor, e ka shtyrë për në fund të sezonit cdo diskutim. Emri i tij përafrohet me forcë tani me City e Guardiolas e me Psg. Por, sipas Daily Mail, Inter i Miamit, në pronësi të ish-kampionit anglez David Beckham, mund të rezultojë një hipotezë konkrete.

Sigurisht, duket gjithnjë e më e mundshme hipoteza që Messi mund të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme, ose më saktë në përfundim të kontratës. E kjo pavarësisht ndryshimit të presidencës që do të ndodhë pas zgjedhjeve të shkurtit të ardhshëm. Edhe në rast të rikthimit të Laporta në krye të klubit blaugrana, 'Pleshti' mund të largohet nga Katalonja. "Përfundon si përfundon, nuk duhet të njollosë atë që kam jetuar në gjithë karrierën time".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI