Flash

Festa e Vitit të Ri e Neymar nën hetimin e Prokurorisë: vendimi pas "shumë denoncimesh"

Lapsi.al 31 December 2020
Festa e Vitit të Ri e Neymar nën hetimin e Prokurorisë: vendimi

Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri të organizuar nga Neymar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro, pavarësisht nga ndalimet e vendosura për shkak të luftës kundër Covid-19. Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit. Stafi i sulmuesit brazilian të PSG-së i mohoi akuzat, ashtu si bëri edhe agjensia që organizoi festën: "Të ftuarit janë vetëm 150 dhe jo 500 siç raportohet nga shtypi. Ngjarja do të zhvillohet në respekt të të gjithë normave shëndetësore të vendosura nga enetet publike ".

Prokurori i Rios deklaroi në një komunikatë se ka hapur një hetim pasi kishte marrë "disa denoncime, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar". Ai kërkoi nga ylli i Seleção, për të dhënë detaje "urgjente" mbi "numrin e mysafirëve, organizimin e festës dhe çdo masë shëndetësore të marrë". Ngjarja, me 150 (sipas Neymar) ose 500 (sipas medias) të ftuar, ka krijuar shumë kritika.

Ekspertët rekomandojnë kufizimin e kontakteve për të parandaluar përshkallëzimin e pandemisë, e cila tashmë i ka marrë jetën gati 194,000 njerëz në Brazil. Por ligjërisht, shteti i Rio de Janeiro nuk ndalon festat në rezidencat private dhe komuna e Mangaratiba ka pranuar se "nuk ka fuqinë" për të ndërhyrë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI