Flash

Festë ditëlindje në Nigeri pa maskë e distancim: Osimhen pozitiv me Covid-19

Lapsi.al 2 January 2021
Festë ditëlindje në Nigeri pa maskë e distancim: Osimhen
Probleme të mëdha për Viktor Osimhen. Kthimi i tij në fushë dukej i afërt, pas një mungese nga 8 nëntori i kaluar për shkak të një dëmtimi të pësuar më 13 nëntor me ekipin e tij kombëtar. Por në fakt mbërrin lajmi për pozitivitetin e tij ndaj Covid-19, të konfirmuar nga Napoli përmes një njoftimi për shtyp: "SSCN raporton se futbollisti Victor Osimhen u testua pozitiv ndaj tamponit molekulare të nazofaringealit të kryer dje pasdite në kthimin e tij nga jashtë. Lojtari është asimptomatik dhe nuk është takuar me grupin e ekipit." Kaq ka mjaftuar që të shpëthejnë kritikat mbi lojtarin: zbulohet video e një feste pa maskë dhe distancim shoqëror. Shoqëria pothuajse me siguri do ta gjobisë lojtarin në këtë pikë. Klubi, në fakt, është shumë i vëmendshëm ndaj shëndetit të lojtarëve të tij dhe nuk pranon qëndrime të tilla. Veçanërisht në një moment delikat si ky. Osimhen ishte kthyer nga Antwerp, në Belgjikë, ku kishte shkuar për të kuruar shpatullën e tij të dëmtuar dhe ishte gati të ekzaminohej nga mjeku i ekipit të Napolit, Raffaele Canonico, i cili do të vlerësonte kohën e shërimit. Tani një problem i ri rrjedhimisht një shtyrje e mëtejshme e kthimit të tij në dispozicion të Gattuso, i cili synonte ta kishte atë në 100% për 20 janar, data e ndeshjes së Super Kupës së Italisë me Juventus. MISTERI I FESTËS SË DITËLINDJES Ndërkohë, festa e ditëlindjes në Nigeri ka sjellë kritikat e tifozëve të Napolit ndaj Osimhen. Sulmuesi nigerian javët e fundit ishte në Belgjikë për fizioterapinë e shpatullës së tij të dëmtuar, por më 28 dhjetor (një ditë para ditëlindjes së tij) ai bëri një ndalesë në Nigeri duke marrë pjesë në një festë për nder të tij, si u dokumentua në profilin e Michael Golden në Instagram (postim i fshirë më pas), artist i cili këndoi në mbrëmje. Në sallë kishte dhjetëra njerëz, të gjithë pa maska dhe të gjithë vallëzonin afër, pa asnjë distancë. Të gjithë vallëzuan rreth Osimhenit që gjithashtu kërcente pa maskë. Imazhet janë komentuar nga shumë tifozë të Napolit të zemëruar me sjelljen e sulmuesit nigerian, i cili mund të gjobitet nga klubi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI