Flash

"I dhurova një gic portugez, të mos ndihej vetëm": Mourinho tradhëtohet nga Regulion, festë me 18 persona

Lapsi.al 2 January 2021
"I dhurova një gic portugez, të mos ndihej vetëm":

Stuhi polemikash në Angli pasi tre lojtarë të Tottenhamit (Reguilon, Lo Celso dhe Lamela) dhe një i West Ham (Lanzini) u mblodhën së bashku me familjet e tyre për të festuar Krishtlindjen, duke shkelur bllokimin të cilit i nënshtrohet qyteti i Londrës. Një foto e lojtarëve të buzëqeshur (18 vetë gjithsej) ndezi zemërim në rrjetet sociale. Të dy klubet kërkuan menjëherë falje dhe policia lokale ka hapur një hetim.

Kufizimet e vendosura në zonën e Londrës i ndalojnë njerëzit të shkojnë në shtëpitë e të tjerëve, përveç në raste të veçanta. "Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe dënojmë me forcë këtë imazh që tregon disa nga lojtarët tanë me familjen dhe miqtë e tyre së bashku në Krishtlindje, veçanërisht pasi i dimë sakrificat që të gjithë kanë bërë, në të gjithë vendin, për të qëndruar të sigurt gjatë periudhës së pushimeve." shkruan komunikata e Tottenham.

Në kampin e Spurs, José Mourinho nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij dhe tregon se ai i kishte dhuruar Regulion një gic portugez për ta bërë atë të ndjehej më pak i vetëm gjatë pushimeve. "Një dhuratë fantastike. Një dhuratë fantastike. Një gic portugez, që është fantastik për një portugez e një spanjoll - tha Special One pas fitores kundër Leeds - Kështu që unë ia dhashë atij sepse më thanë se do ti kalonte Krishtlindjet vetëm. E mendova për të. Por nuk ishte vetëm, siç mund ta shihni. E si klub padyshim që ndihemi të zhgënjyer sepse u japim lojtarëve të gjithë edukimin, u japim lojtarëve të gjitha rekomandimet dhe natyrisht nuk jemi të lumtur. Ishte një surprizë negative për ne "

Në mbrëmje erdhi edhe ndjesa nga Lamela dhe Lanzini, por të gjithë lojtarët përballen tashmë me një dënim të rëndë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI