Flash

Video/ Ronaldo i pandalshëm, Juventus bën poker: pafat Udinese dy traversa e një gol i anulluar

Lapsi.al 3 January 2021
Video/ Ronaldo i pandalshëm, Juventus bën poker: pafat Udinese dy

Juventus nuk gabon dhe e nis mirë vitin 2021. Në javën e 15 të Serie A skuadra e Pirlos mposht Udinesen 4-1 e mbetet në ndjekje të kreut, edhe pse e distancuar me 10 pikë, por me një ndeshje më pak e përplasjen direkte përpara. Në Stadium në pjesën e parë Giacomelli anulloi një gol të De Paul, pastaj CR7 (30') zhbllokoi ndeshjen me një goditje të bukur. Në pjesën e dytë Chiesa (49') dyfishoi rezultatin, duke u nisur në limitet e pozicionit jashtë loje, tre minuta para se arbitri ti anullonte një gol edhe për Ramsey. Rezultati mori përmasa me golin e Ronaldos (70') e Dybala (93'), ndërsa para pokerit bardhezi friulanët goditën dy traversa e shënuan një gol me Zeegelaar (89').

Vit i ri Ronaldo i vjetër: dy gola e një asist për portugezin që udhëheq Juventus në 4-1 me të cilin mund Udinesen në Stadium. CR7 është njeriu i ndeshjes me golin e parë e të tretë të shënuar dhe asist për golin e dytë të Federico Chiesa. E megjithatë gjëra për të shqetësuar Pirlon ka: bardhezinjtë nuk ishin të qartë deri në avantazhin e favorizuar nga një gabim i De Paul që humbi topin nën presionin e Ramsey.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë shënuan golat e sigurisë, ndërsa Udinese nuk kishte as fatin me vete, duke goditur dy herë traversën (me rezultatin 0-2 e më pas 0-3): flagrante e dyta, ajo e Zeegelaar, me Szczesny të mundur. Vetë Zeegelaar në të 90’ shënoi golin e vetëm e të pavlerë për friulanët, përpara 4-1 të Dybala në aksionin e fundit të ndeshjes, gol tepër i vlefshëm për moralin e argjentinasit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI