Flash

Oliver Giroud i preferuari i Pirlos: Juve ndryshon objektiv në merkato

Lapsi.al 4 January 2021
Oliver Giroud i preferuari i Pirlos: Juve ndryshon objektiv në merkato

Olivier Giroud është shtuar në listën e kandidatëve të kualifikuar për një vend si zëvendësues të Moratas tek Juventus. Emrin e francezit e bëri të ditur Andrea Pirlo menjëherë pas fitores në shtëpi kundër Udineses. "Mund të na shërbejë, le të shohim dhe të shpresojmë të bëjmë diçka në ditët e ardhshme", tha trajneri i Juventusit. Fjalë që duket se i drejtohen pikërisht sulmuesit të Chelsea, i cili për momentin duket se ka ndaluar çdo mundësi të largimit nga blutë në janar. Klubi londinez, për më tepër, po përjeton një moment veçanërisht të komplikuar, me Lampard në rrezik të lartë të shkarkimit pas humbjes kundër Manchester City.

Fakti është që Juve po kërkon një mundësi me kosto të ulët për të mbyllur një gropë që Dybala dhe Kulusevski nuk janë në gjendje të mbushin, duke pasur karakteristika shumë të ndryshme nga Morata. Në krye të listës është Arek Milik, megjithëse mbërritja tek polaku mbetet e vështirë. Marrëveshja me lojtarin është totale për qershorin, kur ai do të lirojë veten në një transferim të lirë, por ardhja e tij e parakohëshme në Torino do të varet nga Napoli. Nëse De Laurentiis nuk pretendon shumë, atëherë marrëveshja mund të mbyllet.

Përndryshe bardhezinjtë do të kthejnë sytë tek disa lojtarë me profil të ulët dhe veçanërisht me kosto të ulët. Graziano Pellé, sapo u çlirua nga Shandong, dhe Leonardo Pavoletti, në thyerje të raportit me Cagliari, janë më të akredituarit. Sigurisht që nuk janë zgjedhjet e para për një ekip që duhet të rikuperojë në kampionat dhe të bëjë sa më shumë progres në Champions League.

Për këtë arsye Pirlo mbase do të preferonte një njohje të vjetër si Fernando Llorente ("Ne i duam ata që kanë qenë këtu", tha Paratici), por edhe në këtë rast në mes është Napoli, që nuk ka ndërmend ti bëjë ndonjë favor ndaj bardhezinjve dhe, ashtu si për Milik, kërkon të mbledhë sa më shumë që të ishte e mundur nga secila shitje. Juve sigurisht duhet të shtojë një sulmues qendror në skuadër dhe së shpejti do ta dimë kush do të jetë i zgjedhuri.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI