Flash

Video/ Barcelona merr frymë në Huesca: Atletico rrëmben kreun me Suarez

Lapsi.al 3 January 2021
Video/ Barcelona merr frymë në Huesca: Atletico rrëmben kreun me

Atletico Madrid i përgjigjet Real duke u kthyer sërisht në krye të La Liga, me golin vendimtar të Suarez, që i lejoi Colchoneros të kalojnë 1-2 në fushën e Alaves. Fiton edhe Barcelona, por me shumë vështirësi: vetëm 0-1 në Huesca me De Jong vendimtar për skuadrën e Koeman.

2021 i Barcelonës hapet me një sukses, megjithëse i vuajtur, duke fituar 1-0 në fushën e Huescas të vendit të fundit. Të besuarit e Koeman e ndërtuan shansin e tyre të parë për shënim pas 7 minutash: krosimi i Jordi Alba, filtër i Braithëaite dhe devijimi i Pedrit para portës, por Alvaro Fernandez shpëtoi rezultatin. Talenti i akademisë shkoi përsëri pranë avantazhit me një goditje me kokë pak mbi traversën, por në të 27’, dominimi katalanas u shpërblye: krosimi i Messit gjen devijimin e de Jong në zonë, për golin e 1-0. Golat mund të ishin dy para pushimit të ndeshjes, sepse në të 41’, Fernandez iu desh të bënte një mrekulli për të larguar nga trekëndëshi goditjen e dënimit të argjentinasit.

Në pjesën e dytë, blaugrana dominuan nga këndvështrimi i zotërimit të topit, por Huesca shkoi shumë afër barazimit në minutën e 63-të me goditjen me takë të Mir, nga fare pranë, të bllokuar nga Ter Stegen. Mundësia e vendasve zgjoi Barcelonën, që nisi të kërkonte golin e sigurisë: në të 68' Fernandez bllokoi përsëri Messin në zonë. Formacioni i Koeman nuk e mbylli ndeshjen dhe skuadra e Michel besoi se mund të bëjë dicka, por nuk shkoi më shumë se shkaktimi i frikës tek miqtë. Kështu përfundoi 1-0: Barcelona parakalon Sevilla dhe ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë, -1 nga vendi i katërt i Villarreal dhe -2 nga i treti, ku ndodhet Real Sociedad. Humbja e shtatë në shtatëmbëdhjetë ndeshje, ndërkohë, për Huesca, gjithnjë e më e fundit me vetëm 12 pikë.

SPAIN - LALIGA SANTANDER

Athletic Bilbao 1 - 0 Elche

Deportivo Alaves 1 - 2 Atletico Madrid

Eibar 2 - 0 Granada

Real Sociedad 1 - 1 Osasuna

SD Huesca 0 - 1 Barcelona

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI