Flash

OFL i dërgon formularin 5 personave të dënuar në Fier

Lapsi.al 7 December 2020
OFL i dërgon formularin 5 personave të dënuar në Fier

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vepra të ndryshme penale. Ata janë Bledar Qemalaj, Arjan Rushi, Roland Sota, Marteos Pasho dhe Enri (Gazmir) Ajdinaj. OFL ka njoftuar se formulari i është dërguar :

  • Bledar Qemalaj, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
  • Arjan Rushi, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
  • Roland Sota, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
  • Marteos Pasho, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
  • Enri (Gazmir) Ajdinaj, banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë duhet të dërgojnë një përgjigje me shkrim OFL-së, si subjekt i Ligjit Special, dhe më pas këto përgjigje do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI