Kompania Vodafone është angazhuar të ulë në zero, emetimet e saj të karbonit në rang global, brenda 2040-ës, 10 vite më shpejt nga objektivi fillestar. Vodafone do të eleminojë gjithë shkarkimet e karbonit që vijnë prej aktiviteteve të biznesit të saj, si dhe do tëpërdorë energjinë e përftuar vetëm nga burimet e rinovueshme, brenda 2030-ës. Objektivi i kompanisëpër të pakësuar shkarkimet e karbonit brenda 2030-ës është miratuar gjithashtu nga nisma Objektiva tëBazuara në Shkencë, të cilat përputhen me nevojat për reduktim karboni, për të mbajtur nivelet e ngrohjes globale në 1.5°C.
Ky i fundit, është objektivi më ambicioz i“Marrëveshjes së Parisit”.
Ky angazhim është pjesë e Qellimit të kompanisëVodafone për të krijuar një të ardhme tëqëndrueshme për të gjithë, duke u kujdesur për planetin tonë. Si pjesë e Vodafone Group, Vodafone Albania i është bashkuar gjithashtu nismës për tëzvogëluar ndikimet në mjedis, duke ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, për të reduktuar mbetjet nga rrjeti, si dhe duke vendosur kritere të reja mjedisore në proçesin e përzgjedhjes së furnitorëve.
“Emergjenca klimatike është një garë, të cilën duhet ta fitojmë me patjetër. Jam i lumtur që Vodafone po luan një rol të rëndësishëm, si globalisht ashtu edhe lokalisht, për të promovuar dhe udhëhequrndryshimet rrënjësore që nevojiten për të fituar këtëgarë. Ne kemi teknologjinë në anën tonë. Ajo për tëcilën kemi nevojë është që gjithkush të japëkontributin e tij në këtë nismë globale,” tha Achilleas Kanaris, CEO i Vodafone Albania.
Vodafone është një ndër operatorët e parë tëmëdhenj të telekomunikacionit që ka vendosur dhe integruar në strategjinë e saj, objektiva të bazuara nëshkencë, që ecin sipas strategjisë më të fundit tëzhvilluar për sektorin e informacionit, teknologjisë dhe komunikacionit përmes një bashkëpunimi midis ITU, GeSI, GSMA dhe nismës Objektiva të Bazuara nëShkencë. Kjo strategji përcakton trajektore specifike për reduktimin e emetimeve të karbonit, për kompanitë që operojnë me rrjetet e telekomunikacionit, rrjetet fikse dhe/ose qendrat e të dhënave, trajektore të cilat përputhen me shkencën që studion klimën. Vodafone ka realizuar gjithashtu objektivat e reduktimit absolut të vendosura nga nisma Objektiva të Bazuara në Shkencë. (Artikull Promocional)