Flash

BE heq prej agjendës integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 7 December 2020
BE heq prej agjendës integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga agjenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësisë së Bullgarisë për Traktatit e Miqësisë me Maqedoninë e Veriut, shkruan abcnews.al.

Gazetarja Erisa Zykaj ka raportuar se duke iu referuar burimeve diplomatike të BE-së, se në këtë fazë nuk mund të thuhet as nëse do të mund të ketë konkluzione për zgjerimin gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane më 8 dhjetor.

Mësohet se nesër do të ketë një diskutim të shkurtër, vetëm 10 minuta ç’ka tregon se nuk ka dakordësi mes shteteve për kuadrin negociues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenca gjermane e ka përfshire diskutimin për zgjerimin në takimin e dites se nesërme në kuadrin e pikes « AOB », që përfshin çdo çështje tjetër përvec agjendës.

Kjo bëhet për të ushtruar sërish presion mbi Bullgarinë për bllokimin e kuadrit negociues dhe të konkluzioneve për zgjerimin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, mot i vranët dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në zonat e ulta por do të ketë dëborë në zonat malore gjatë orëve të para të ditës. Mesdita do t...

07:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI