Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Ndryshime në listë/ Kombëtarja humb katër lojtarë për shkak të Covid: Reja i beson lojtarëve të Tiranës

Lapsi.al 9 November 2020
Ndryshime në listë/ Kombëtarja humb katër lojtarë

Katër lojtarë mund të mungojnë dhe planet e Rejas trazohen jo pak përpara ndeshjeve të nëntorit. Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet. Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër. Situata pandemike dhe masat kufizuese të vendeve të ndryshme kanë sjellë probleme edhe për kuqezinjtë.

Zyra e shtypit të FSHF-së bën me dije se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane i kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi. Në pritje të përgjigjes së tamponëve, stafi kuqezi shpreson që të ketë Kumbullën të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, FSHF është kontakt të vazhdueshëm me dy klubet për të marrë informacione të mëtejshme për situatën e dy futbollistëve. Sakaq, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Giacomo Vrioni, i cili është dëmtuar.

Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.

Më 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë në miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në stadiumin “Air Albania” sfida zyrtare për Ligën e Kombeve. Tre ditë më pas, më 18 nëntor, Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë po në stadiumin “Air Albania”.

https://www.youtube.com/watch?v=JwnjXsokwkQ&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI