Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Basha voton për kandidatët e PD në Tiranë: Ne do të sjellim ndryshim real, jo thjesht rotacion (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2020
Basha voton për kandidatët e PD në Tiranë: Ne do të

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, votoi sot në njësinë numër 8 për kandidaturat e PD për kryeqytetin. Pasi votoi, ai u prononcua për mediat.

“Siç e keni ndjekur, ky proces është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe sot kulmon dhe përfundon në Tiranë. Pjesëmarrja masive është tregues i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë që të bëjmë realitet sot brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet për shqiptarët nesër,” tha Basha, duke theksuar se ndryshimi nis nga vota.

Ai falënderoi partnerët ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në këtë proces. “Një proces që ka vështirësitë dhe sfidat e tij po shkon drejt përfundimit. Kjo është një garë dhe festë demokracie.

Beteja e vërtetë na pret. Kjo është një betejë ku demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për urgjencën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm një rotacion karrigesh, por ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe qeverisjes nesër.

Modeli që kemi nisur dhe po përfundojmë, demokratizimi i PD, sot do të vazhdojë nesër një nga shtyllat e programit tonë politik, në mënyrë që zëri i çdo qytetari shqiptar të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish, që janë pasuruar në mënyrë marramendëse,” tha Basha.

Për të skualifikuarit, Basha tha se “nuk janë të humbur, por pjesë e burimeve njerëzore të PD për të drejtuar nesër”.

I pyetur për ironizimin e Ramës ndaj procesit në PD, Basha tha: “Mos prisni që Rama të lavdërojë një proces demokratike. Për 22 vite ai refuzon t’u bindet rregullave dhe garës. Dje e patë që ishte një aktivitet prej 3 orësh për të mbajtur në kryesi persona që janë në listën e zezë të SHBA siç është Vangjush Dako”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI