Flash

Naftëtarët në grevë urie, nis një protestë e madhe në Ballsh (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2020
Naftëtarët në grevë urie, nis një protestë e madhe

Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e shtunë ka nisur me një protestë të fuqishme në qytetin e Ballshit, ku thirrjet që Kryeministri të vijë në Ballsh për bisedime me naftëtarët ka spikatur më shumë.

Në ditën e 13-të të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit janë mbështetur me forcë nga jashtë nga kolegët e tyre. Naftëtarët e mbyllur brenda janë shprehur me vendosmëri se nuk do të hapin dyert dhe nuk do të komunikojnë me asnjëri. Shëndeti i tyre është rënduar shumë dhe ata pinë vetëm ujë.

Kolegët e naftëtarëve dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin qendror të Ballshitt dhe kanë marshuar nga porta kryesore e uzinës duke iu drejtuar bashkisë së qytetit. Ata kanë bllokuar edhe rrugën. Protestës i është bashkuar dhe aktivisti Arlin Qorri nga Organizata Politike.

Në thirrjet e tyre me megafon i kanë bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të vijë në krye të tryezës së bisedimeve me ta në Mallakastër për të zgjidhur problemin e tyre.

Drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve janë vënë në krye dhe op kërkojnë me ngulm: Ku janë deputetë e qarkut të Fierit?! Ku janë?!

Naftëtarët nga brenda kanë bërë të ditur se nuk kanë më arsye të dalin nga greva, se ata nuk mund të dalin ën qytet sepse ëprballen em borxhlinjtë, sepse u kanë rperë ujin dhe dritat, se po jetojnë në mjerim.

 

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-10-at-09.23.32-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-10-at-09.23.32.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-10-at-09.23.31-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-10-at-09.23.31.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI