Flash

Arrestohet për korrupsion nënkryetari i LDK-së, kryetar i komunës së Istogut

Lapsi.al 9 October 2020
Arrestohet për korrupsion nënkryetari i LDK-së, kryetar i

Haki Rugova, kryetar i Komunës së Istogut në Kosovë dhe njëkohësisht nënkryetar i LDK-së është arrestuar nën dyshimet për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumenteve. Rugova dhe disa zyrtarë të tjerë janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit”, - ka thënë prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

Avokati i Rugovës, Besnik Berisha ka thënë se Rugova akuzohet për 4 vepra penale, për të cilat ai shprehet i bindur se është i pafajshëm. Sipas tij bëhet fjalë për 4 vendime të Asamblesë Komunale për dhënien në shfrytëzim të disa parcelave për gurthyes.

“Veprat për të cilat akuzohet kryetari kanë të bëjnë me 4 vendime të Asamblesë Komunale për dhënien e disa parcelave për gurthyes”, është shprehur Berisha.

Ai tregoi se kontratat e tilla janë nënshkruar nga nënkryetari i komunës, gjë që sipas tij, është shmangur konflikti i interesit me kompaninë përfituese.

“Normalisht Rugova nuk ka nënshkruar, por e ka dërguar kompetencën e tij te nënkryetari i Komunës. Është shmangur konflikti i interesit”, ka thënë Berisha në RTK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI