Flash

Kapen në Korçë 80 refugjatë, ishin nisur drejt Tiranës me kamion

Lapsi.al 9 October 2020
Kapen në Korçë 80 refugjatë, ishin nisur drejt

Më shumë se 80 refugjatë të paligjshëm janë kapur brenda një kamioni pranë kufirit të Korçës.

Bëhet fjalë për refugjatë nga Turqia, Siria, Maroku dhe Algjeria, të cilët kaluan kufirin për të hyrë në Shqipëri.

Mes refugjatëve kishte fëmijë, vajza e gra që po udhëtonin në kamion drejt Tiranës.

Ata u kapën pranë një karburanti në fshatin Pirg dhe kishin dhënë shuma të konsiderueshme parash për të hyrë në vendin tonë.

Ky është ndër operacionet më të mëdha të policisë për tentativën e kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit të parave.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI