Flash

Elisa heq maskën për të rënë në sy të Ramës (Foto+video)

Lapsi.al 9 October 2020
Elisa heq maskën për të rënë në sy të

Sot Edi Rama ka mbajtur një fjalim plot me batuta, ironi dhe tallje për kundërshtarët e tij politikë. Por më shumë nga të gjithë duket se është gajasur Elisa Spiropali. Kamera e ka kapur ministren kur shefi i vet po telendiste Ilir Metën duke thënë se kështu sikurse e ka nisur do dekorojë edhe Skënderbeun. Nuk dihet nëse Spiropali është gajasur me faktin që Rama përmendi Skënderbeun, apo për faktin se ai mbrojti të njëjtën tezë që edhe ajo mbrojti një natë më parë në debat tek "Opinion".

Por pavarësisht ajo që ka rënë në sy është se nga të gjithë njerzit që kishte pranë vetëm Elisa u shkri në gaz dhe për të rënë në sy se i pëlqente humori i kryetarit ajo ndryshe nga gjithë gratë e tjera që kishte rrotull kishte hequr edhe maskën (shikojeni poshte ne min 01 44 45).

PS. mbajtja e maskës në asamblene e PS ishte shpallur e detyrueshme.

©Lapsi.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/642778662947241

 

 

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Durrës

Vetëm pak minuta më parë është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka q...

17:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI