Flash

Sulmohet me armë servisi në Tiranë, detajet e para të ngjarjes

Lapsi.al 10 October 2020
Sulmohet me armë servisi në Tiranë, detajet e para të

Një servis është sulmuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 në Qafë-Kashar, ku nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi.

Nga të shtënat ka vetëm deme materiale.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Dy të ndaluarit do shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtjeshme.

Për arsyje hetimi, policia nuk bën me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI