Flash

Mjekët e QSUT-së paralajmëruan protestë, Rama i pret në takim

Lapsi.al 24 September 2020
Mjekët e QSUT-së paralajmëruan protestë, Rama i pret në

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor të cilët një ditë më parë thane se do të mbanin një grevë 1-orëshe, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

4 kanë qënë kërkesat kryesore të mjekëve, në këtë situatë pandemie që pritet të përkeqësohet me afrimin e dimrit dhe shfaqjen e gripit stinor. Ata kërkojnë shpalljen “Dëshmorë të Kombit” të kujdo personeli shëndetësor që humb jetën duke luftuar Covid-in, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë. Po ashtu, kërkohet dhe rritje e trajtimit financiar të personelit shëndetësor, si dhe kushte optimale në punë për parandalimin e infeksionit. 

Policia nuk e lejoi protestën për shkak të rregullave që ndalohen tubimet gjatë pandemisë, por menjëherë reagoi kreu i qeverisë, cili i ftoi në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor. Krahas mjekëve, më herët kanë mbërritur në Kryeministri drejtori i QSUT, Enkelejd Joti dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI