Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Me një numër të pazakontë, prezantohet Kulusevski: "Dua të fitojë gjithnjë, do mësoj nga Ronaldo"

Lapsi.al 18 September 2020
Me një numër të pazakontë, prezantohet  Kulusevski:

Dejan Kulusevski ka zgjedhur fanellën numër 44, atë që mban përsipër aventurën e re me bardhezinjtë. Sigurisht i ka idetë e qartë për objektivët e tij: "Kam ardhur këtu për tu përmirësuar brenda e jashtë fushës. Sa herë zbres në fushë dua të bëhem më i fortë se një ditë më parë. Pastaj jam këtu për të fituar ndeshjet, për të ndihmuar shokët e të bëj të lumtur tifozët. Jam me fat që jam tek Juventus e dua të fitoj kampionatin, dua të fitoj cdo ndeshje në stërvitje e zyrtare".

Në konferencën e shtypit të prezantimit, sulmuesi suedez ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme me Sampdoria e emocionin për të luajtur me Cristiano Ronaldon: "Të dielën është një ndeshje shumë e rëndësishme, jam i gatshëm të luaj nëse trajneri më fut në fushë. Do të jetë e para dhe mezi pres të luaj. Cristiano është fantastik, jam me shumë fat, mund të mësoj prej tij e të luaj me të. Eshtë shumë tip, flet me të gjithë e kemi folur shumë edhe për gjëra jashtë fushës, më ndihmon ti bëj gjërat në mënyrën më të mirë e shpresoj ta ndihmoj në fushë".

Një tjetër temë e nxehtë është pozicioni në fushë: "Kam luajtur në shumë role në këto vite e të them të vërtetën, aty ku të më vendosë trajneri do të ketë të drejtë. Kështu, ku të më vendosë do të luaj, si në mesfushë, i jashtë, qendërsulmues, sulmues i dytë, fantazist, varet kundër kujt luajmë e si luajmë. Unë ndihem mirë në të gjithë rolet e nuk ka një që ta preferoj". Nëse flitet për Suedinë, nuk mund të mos flitet për lojtarin më përfaqësues të vendit të tij: "Ibra ka hapur dyert që askush nuk i kishte hapur më parë në Suedi. Ka qenë idhulli im sepse e dimë të gjithë cfarë ka bërë në karrierë. Më ka shkruar, kemi folur e ishte e rëndësishme për mua. Nuk do kisha menduar kurrë kur isha i vogël se mund ti flisja".

Të luash tek Juventus është një përgjegjësi e madhe: "Cdo ditë është një luftë, nëse nuk je plotësisht i përqendruar, të gjithë e shohin, nuk mund të mendosh tjetër gjë, këtu duhet të jesh në 100% e të përmirësohesh. Pirlo? Si lojtar më kujtohet që e kam parë shumë, si trajner është njësoj, është fantastik, shumë i qetë. Është një nder të stërvitesh prej tij, më flet shumë, më ndihmon shumë e jam me shumë fat që e kam për trajner, më jep këshilla të vogla që bëjnë diferencën".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI