Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Kumbulla mund të debutojë": Fonseca i ekzaltuar nga ardhja e shqiptarit

Lapsi.al 18 September 2020
"Kumbulla mund të debutojë": Fonseca i ekzaltuar nga ardhja

Paulo Fonseca është i bindur se me Marash Kumbullën ka në skuadër një lojtar me potencial të madh, të cilin mezi pret ta shohë të debutojë me fanellën verdhekuqe: "Ka mbërritur vetëm dje, do të jetë me ne - thotë tekniku portugez -, por besoj nuk është gati për të nisur nga fillimi. Duhet të kuptojë si luajmë, nuk kemi patur kohë të stërvitemi, është një mënyrë ndryshe në krahasim me Veronën. Por jam i kënaqur, më duket një djale inteligjent. Nëse nuk kam mbrojtës të tjerë mund të luajë".

Portugezi mundohet të mbajë Edin Dzeko e provon të largojë zërat që e shohin boshnjakun një hap nga Juventus: "Eshtë me ne tani, e nuk do të flasim për këtë sepse nuk ka kuptim. Dzeko do të luajë me ne nesër në Verona". Tekniku i Romës pret edhe rikthimin e Smalling për të cilin është optimist: "Dje kam folur me të, dëshiron të kthehet. E ne e duam këtu, kështu që mendoj se ditët e ardhshme mund të kthehet".

Pastaj tekniku i Romës nuk ka dashur të sqarojë nëse nesër do të debutojë me mbrojtjen me tre apo me katër ("jemi gati për të luajtur me të dy variantet. E madje edhe të fillojmë me një e pastaj të ndryshojmë ") e ka specifikuar se "Karsdorp nuk është një zgjidhje emergjence. Nesër do të luajë, e do të qendrojë me ne: kemi besim tek ai". Në portë Pau Lopez ose Mirante? "Të shohim nesër".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI